Hamza Tekin,Safiye Karabacak,Hacer Başer
28 Nëntor 2015•Përditësim: 29 Nëntor 2015
ARSAL (AA) - Lufta civile në Siri ka detyruar 300 familjet turkmene të kërkojnë strehim në Arsal, pranë qytetit libanez Bekaa, raporton Anadolu Agency (AA).
Edhe pse ndodhen në kushte të vështira, këta njerëz janë duke u përpjekur që të vazhdojnë jetën e tyre. Në Arastal aktualisht jetojnë rreth 90.000 mijë turkmenë. Disa prej tyre jetojnë në tenda të improvizuara të cilat gjatë dimrit nuk mund të ngrohen.
"Këtu përjetojmë vështirësi të ndryshme. Nuk kemi punë dhe, sidomos ne turkmenët, kemi shumë nevojë për ndihmë. Shumica e familjeve jetojnë në tenda me qira 26.5 dollarë në Arasal. Kjo e komplikon edhe më tej jetën", tha Abudssaman Ajjaj, i cili tre vjet më parë u largua nga Homsi i Sirisë.