Ekip
12 Dhjetor 2015•Përditësim: 13 Dhjetor 2015
BEJRUT (AA) – Rrugët dhe tregjet në qytetin Byblos të Libanit edhe sivjet janë ndriçuar me dekorime në prag të festës së Krishtlindjes, shkruan Anadolu Agency (AA).
Byblos është emër grek i qytetit fenikas Gebal, i njohur si Dzhubail në veri të bregdetit mesdhetar të Libanit, 40 kilometra në veri të Bejrutit. Libanezët me rastin e festës së Krishtlindjes ndriçuan rrugët me drita dhe zbukurime, që i jep një pamje magjepsëse ditëve parafestive.