Ekip
20 Tetor 2016•Përditësim: 20 Tetor 2016
SANTO DOMINGO (AA) – Ish-kryetari i Parrlamentit të Brazilit, Eduardo Cunha (58) është arrestuar mbrëmë me akuzën për korrupsion, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykatësi Sergio Moro njoftoi se Cunha, që është një aleat i presidentit aktual të Brazili, Michel Temer, është arrestuar për marrje ryshfeti.
Ndryshe Moro udhëheq hetimin lidhur me një skandal të madh korruptiv në të cilin është i përfshirë kompania shtetërore e naftës Petrobras, ndërsa më herët ka qenë personalisht i përfshirë në akuzat ndaj e ish-presidentes Dilma Rousseff e cila u shkarkua pas një afere korrupsioni.