Zehra Ulucak
21 Shtator 2016•Përditësim: 21 Shtator 2016
ANKARA (AA) – Ish-Presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva do të paraqitet para gjykatës nën akuzat për korrupsion dhe larje parash, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave braziliane, prokuroria ka pranuar aktakuzën se Silva ka kryer mitëmarrje përmes kompanisë shtetërore të naftës Petrobas.
Prokurori i cili ka marrë përsipër rastin e hetimit të Petrobras, Sergio Moro, ngriti akuzën se Silva ka pranuar mitë në vlerë prej 1.1 milionë dollarësh. “Ka prova të mjaftueshme që të vërtetohet fajësia e Silvas”, tha ai.