Ekip
24 Nëntor 2022•Përditësim: 25 Nëntor 2022
Dërgesa e ushqimit me dron është një risi që vjen nga Rejkjaviku, kryeqyteti i Islandës, raporton Anadolu Agency (AA).
Shërbimi për shpërndarjen e ushqimit "AHA" në Islandë ka filluar të përdor dronë për dërgesat e ushqimit në distancë 4-5 kilometra nga baza e kompanisë në qytetin Rejkjavik.
Kompania ka për qëllim të rrisë numrin e dronëve që përdor në kryeqytetin e Islandës.
Sistemi funksionon në atë mënyrë që droni ngarkohet me pako të madhe të porosive ndërsa ata lëvizin me një shpejtësi rreth 65 kilometrash në orë.