Ali H. M. Abo Rezeg
01 Prill 2020•Përditësim: 01 Prill 2020
Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) në Libi e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB) ka njoftuar se ka rrëzuar një mjet ajror pa pilot-dron të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në pjesën perëndimore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sistemi i mbrojtjes ajrore të forcave me bazë në Tripoli arriti të rrëzojë një aeroplan të EBA-s në jug të Al-Ajailat, tha Mohammed Kanunu, zëdhënësi i operacionit "Burkan Al-Ghadab" i udhëhequr nga GNA.
EBA akoma nuk ka komentuar incidentin.
Që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qeveri rivale, kryekomandanti Haftar me qendër në lindje të Libisë, i mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) me qendër në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.
Qeveria legjitime e Libisë është sulmuar nga forcat e Haftar-it që nga prilli i kaluar dhe mbi 1.000 persona janë vrarë në dhunë.
Përpjekjet ndërkombëtare për të zbatuar armëpushimin javëve të fundit ishin të pasuksesshme për shkak të shkeljeve të vazhdueshme nga forcat e Haftar-it.