Barış Seçkin
03 Tetor 2016•Përditësim: 04 Tetor 2016
ROMË (AA) – Ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano, ka njoftuar se kanë deportuar nga vendi pesë shtetas të Maqedonisë me arsyetimin se përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e djeshme, Alfano ka bërë të ditur se një familja pesë anëtarëshe, shtetas të Maqedonisë në qytetin Gorizia në verilindje të Italisë është deportuar me arsyetimin se përmes medias sociale ka bërë propagandë në lidhje me sulmet e fundit të organizatës terroriste DAESH në Evropë.
Ministri Alfano ka theksuar se është vërejtur se njëri nga pjesëtarët e familjes i moshës 28-vjeçare në rrjetin social Facebook ka postuar shumë pamje duke i lavdëruar radikalët dhe se vendimi për deportim është marrë si rezultat i hulumtimeve të gjata dhe të hollësishme.