Ekip
02 Mars 2020•Përditësim: 02 Mars 2020
Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ka raportuar edhe dy raste të reja të koronavirusit, me ç’ka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në dhjetë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një deklaratë e Ministrisë vonë të dielën tha se dy persona janë diagnostikuar me sëmundjen pas një udhëtimi në Itali.
Të enjten, autoritetet izraelite vendosën ndalesë për hyrjen e të huajve që vinin nga Italia, ku 34 persona kishin vdekur nga virusi.
Numri global i vdekjeve nga koronavirusi ka arritur në 2.900, me më shumë se 88,000 të infektuar.