Ala er-Rimavi,Gülşen Topçu
10 Korrik 2016•Përditësim: 10 Korrik 2016
JERUSALEM (AA) - Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se shtetet afrikane do të punojnë që përsëri ta pranojnë Izraelin si anëtar vëzhgues në Unionin Afrikan, raporton Anadolu Agency (AA).
Netanyahu në fjalimin e tij të mbledhjes javore të qeverisë tha se "Javën e kaluar e vizitova Afrikën. Atje mbajtëm një samit hsitorik me liderët e 7 shteteve me një popullsi prej 260 milionë njerëzve. Këta liderë pranuan që të punojmë në përforcimin e marrëdhënieve tona me shtetet tjera afrikane. Gjithashtu deklaruan se janë të mendimit që të punojnë që Izraeli përsëri të fitojë statusin e anëtarit vëzhgues në Unionin Afrikan prej 54 anëtarëve".
Ai më tej theksoi se gjatë vizitës së tij kanë nënshkruar disa marrëveshje me Ugandën, Kenian, Ruandën dhe Etiopinë.
"Kërkuam që të përforcojmë marrëdhëniet tona edhe nga disa shtete me të cilët nuk kemi vendosur marrëdhënie diplomatike. Për këtë shkak si qeveri do të kërkojmë rruga për përforcimin e këtyre marrëdhënieve dhe vlerësimin e mundësive. Kjo është shumë e rëndësishme për Izraelin", tha Netanyahu.