Atem Simon Mabior,Afra Aksoy
10 Korrik 2016•Përditësim: 11 Korrik 2016
JUBA (AA) – Në përleshjet të cilat shpërthyen të premten mes grupeve të armatosura opozitare dhe forcave të sigurisë në kryeqytetin Juba, humbën jetën 269 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve mjekësore, përleshja ka ndodhur në afërsi të pallatit presidencial në Juba midis rebelëve, mbështetësve të ish-zëvendës-presidentit të Sudanit të Jugut, Rieka Machara dhe gardës presidenciale. Përleshjet më vonë u përhapën në të gjithë qytetin.
Në përleshje janë vrarë 35 civilë.
Banorët e kryeqytetit duke ikur nga përleshja kanë kërkuar strehim në ndërtesat e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe objektet fetare.
Ministri i Mbrojtjes së Sudanit të Jugut, Kuol Manyang Juuk në fjalimin e djeshëm theksoi se pas përleshje ka ardhur deri tek qetësia por nuk dha të dhëna mbi numrin e të vrarëve apo të plagosurve.
Dëshmitarët okularë thonë se përleshjet në afërsi të pallatit presidencial kanë zgjatur rreth gjysmë ore.
Në referendumin e mbajtur në vitin 2011 me mbështetjen e 98 përqind të popullatës, Sudani i Jugut fitoi pavarësinë nga Sudani. Dita e pavarësisë është shpallur 9 korriku i vitit 2011.