Mahmoud Mohamed Barakat
09 Shkurt 2021•Përditësim: 10 Shkurt 2021
Forcat izraelite kanë arrestuar anëtarin kryesor të Hamas-it, Khaled al-Haxh, në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
"Forcat izraelite bastisën shtëpinë tonë në lagjen Al-Jabriyat dhe arrestuan burrin tim", tha bashkëshortja e tij, e cila nuk dha emrin e saj.
Shkaku i arrestimit mbetet i paqartë.
Al-Haxh, 55-vjeç, u arrestua disa herë më parë dhe kaloi gjithsej 15 vjet në burgjet e Izraelit.
Sipas burimeve të Hamas-it, Al-Haxh u lirua nga burgu më pak se një vit më parë.