Ali Abo Rezeg
26 Shtator 2019•Përditësim: 26 Shtator 2019
Forcat izraelite arrestuan njëmbëdhjetë palestinezë në bastisjet gjatë natës së kaluar në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi ushtria izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtria e Izraelit përmes një deklarate të enjten theksoi se palestinezët ishin arrestuar për "dyshimet lidhur me përfshirje në aktivitete armiqësore popullore", pa specifikuar se për çfarë vepra bëhet fjalë.
Ushtria izraelite shpesh ndërmerr bastisje arrestimesh në të gjithë Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor të pushtuar, me pretekstin për kapjen e palestinezëve të "kërkuar".
Sipas shifrave palestineze, rreth 5,700 palestinezë, përfshirë shumë gra dhe fëmijë, aktualisht janë duke vajtuar dënimet në objektet e paraburgimit në Izrael.