Mohamed Sabry Emam Muhammed
25 Prill 2018•Përditësim: 25 Prill 2018
KUDS (AA) – Forcat izraelite arrestuan tetë palestinezë gjatë bastisjeve të kryera në mbarë Bregun Perëndimor të pushtuar, bëri të ditur ushtria izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
Personat u arrestuan për përfshirje të dyshuar në "aktivitete terroriste", tha ushtria në një deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Sipas shifrave palestineze, rreth 6.500 palestinezë po mbahen aktualisht në burgjet izraelite, duke përfshirë dhjetëra gra dhe të mitur.
Rreth 500 prej tyre janë duke u mbajtur pa gjyq ose në atë që Izraeli e quan "paraburgim administrativ".
Ushtria izraelite kryen shpesh fushata arrestimi në Bregun Perëndimor me pretekstin e ndekjes së palestinezëve "të kërkuar".