Mohamed Sabry Emam Muhammed
25 Nëntor 2019•Përditësim: 26 Nëntor 2019
Izraeli ka vendosur të dëbojë sot drejtorin e organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut "Human Rights Watch" (HRW) me qendër në Kuds, raporton Anadolu Agency (AA).
Më 5 nëntor, Gjykata Supreme e Izraelit hodhi poshtë ankesën e Omar Shakir kundër vendimit për dëbimin e tij dhe i dha 20 ditë afat të largohej nga vendi.
Autoritetet izraelite akuzojnë Shakir për mbështetjen e Lëvizjes "Bojkot, Shpronësim dhe Sanksione" (BDS) të cilën Izraeli e ka shpallur si kriminale.
Drejtori i Zyrës së HRW-së, Shakir nga ana e tij, argumenton se vendimi është i drejtuar politikisht dhe ka për qëllim të heshtë organizatat e të drejtave të njeriut që punojnë në Izrael.
Në prill, Gjykata e Qarkut në Kuds miratoi një vendim të qeverisë për të anuluar vizën e qëndrimit të Shakir, një shtetas amerikan, duke pretenduar se ka ofruar mbështetje për Lëvizjen BDS.
Ky hap është i pari i këtij lloji qëkurse HRW me qendër në New York filloi të monitorojë ngjarjet në Izrael dhe Palestinë tre dekada më parë.