Mahmoud Barakat
20 Korrik 2016•Përditësim: 20 Korrik 2016
QUNEITRA (AA) – Avionët izraelitë kanë goditur të mërkurën pozicionet e regjimit sirian në provincën Quneitra si kundërpërgjigje ndaj shkeljeve të zonës së ndaluar e cila ndanë Sirinë nga Golani i okupuar nga Izraeli, raporton Anadolu Agency (AA) duke u thirrur në pohime të banorëve.
Banorët të cilët kanë folur në kushte anonime nga frika për sigurinë e tyre thanë se Izraeli ka qëlluar mbi trupat e regjimit në qytetin Baath në lartësitë e Golanit.
Siç kanë thënë ata, pas sulmit është vërejtur një tym i zi.
Të martën vonë, forcat e regjimit sirian kanë granatuar qytetin Quneitra, që ndodhet në tampon zonën mes Izraelit dhe Sirisë.
Granatimi ka shkaktuar vdekjen e një vogëlusheje dhe pagosjen e dy fëmijëve tjerë, thanë për Anadolu Agency burimet e lartpërmendura.
Incidenti i së mërkurës ishte i treti brenda një muaji në të cilin avionët izraelitë kanë në shënjestër forcat e regjimit sirian në provincën Quneitra.
Sulmet e fundit pasojnë raportet të cilat flasin për zbarkim të luftëtarëve të Hezbollahut në rajon, të cilët që nga viti 2012 kanë luftuar përkrah regjimit të Asadit në Quneitra.