Gamze Türkoğlu Oğuz
21 Mars 2018•Përditësim: 21 Mars 2018
TEL AVIV (AA) - Ushtria izraelite konfirmoi se në vitin 2007 ka ndërmarrë sulm ajror në të cilin ishte asgjësuar një pozicion për të cilin është besuar të ketë qenë reaktor bërthamor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtria ka lëshuar një deklaratë për opinionin në lidhje me sulmin ajror të kryer më 6 shtator të vitit 2007.
Në deklaratë thuhet se tetë avionë F-15 kanë kryer sulm shumë të fshehtë ajror ndaj një objekti në rajonin Dejrizor, 450 kilometra në veriperëndim të Damaskut.
Deklarata thekson se objekti i asgjësuar në sulmin ajror ishte zhvilluar gjatë viteve dhe planifikohej të vihej në përdorim në fund të vitit 2007 dhe se ushtria izraelite në fund të vitit 2004 kishte filluar të marrë informata nga ekspertë të cilët kishin ndihmuar në zhvillimin e këtij objekti në Dejrizor.
Në deklaratë po ashtu janë hedhur pohime se Koreja e Veriut është ajo që ka ndihmuar Sirinë në ndërtimin e një reaktori për prodhimin e plutonit.
Shefi i Shtatmadhorisë izraelite, Gadi Eisenkot, ka thënë se sulmi në vitin 2007 "është mesazh se nuk do të tolerohet asnjë ndërtim që paraqet kërcënim për ekzistencën e Izraelit".
Ndërkaq, komandanti i forcave ajrore Amikam Norkin ka theksuar se rrëmuja aktuale në Siri tregon se sulmi ajror ka qenë i drejtë dhe se ky rajon më vonë kishte kaluar nën kontrollin e DEASH-it.