Hakan Çopur
21 Mars 2018•Përditësim: 21 Mars 2018
WASHINGTON (AA) – Së paku një person është plagosur në shpërthimin e bombës që sot herët në mëngjes ndodhi në qendrën tregtare në Austin, kryeqytetin e shtetit federal amerikan Teksas, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia lokale njoftoi se në qendrën tregtare ka shpërthyer një bombë e cila ishte e fshehur në një pako, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për rast të ndërlidhur me sulme të ngjashme që gjatë tre javëve të fundit ndodhën në Teksas.
Sulmuesit anonim dërgojnë pako me bomba, ndërsa në Austin tre javët e fundit janë regjistruar katër raste të tilla, ndërsa një sulm i tillë ndodhi në San Antonio.
Gjatë sulmeve kanë humbur jetën së paku dy persona, ndërsa janë plagosur katër të tjerë.
Hetimi mbi valën e sulmeve në Teksas është në vazhdim, ndërsa burimet lokale pohojnë se dyshohet se bëhet fjalë për sulme raciste meqë si objektiv të sulmeve në të shumtën e rasteve ishin qytetarë të komunitetit afro-amerikan.
Policia premtoi edhe shpërblesë financiare prej 115.000 dollarë për informacion që shpie deri te zbulimi dhe kapja e kryerësve të sulmeve serike.