Hani eş-Şair,Zeynep Tüfekçi
29 Dhjetor 2018•Përditësim: 29 Dhjetor 2018
GAZA (AA) – Ushtria izraelite ka kryer sulm në jug të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ushtrisë, Avichay Adraee, konfirmoi se avionët luftarakë izraelitë iu përgjigjën sulmit të pretenduar me raketë nga Gaza në rajonin izraelit. Sipas tij, janë bombarduar pozitat e Hamasit në jug të Gazës.
Sipas të dhënave të punonjësve shëndetësorë palestinezë, nuk ka pasur viktima në njerëz as të lënduar gjatë sulmit. Grupet palestineze në Gaza nuk janë prononcuar lidhur me këto ngjarje.
Palestinezët që nga 30 marsi përgjatë kufirit te Rripit të Gazës dhe Izraelit organizojnë protestat “Marshi i kthimit të madh”. Ushtarët izraelitë janë kundër banorëve civilë që kërkojnë kthimin në territorin prej të cilit janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës ndaj Gazës.
Më shumë se 200 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite gjatë demonstratave. Gjatë protestave të mbajtura dje në Rripin e Gazës, u vra një person, ndërsa gjashtë palestinezë të tjerë u plagosën, duke përfshirë një gazetar dhe punonjës shëndetësorë.