Nour Mahd Ali Abu Aisha,Hamdi Yıldız
14 Maj 2018•Përditësim: 14 Maj 2018
GAZA (AA) - Nëntë pjestëare të mediumeve që po ndiqnin protestat në kufirin e Gazës me Izraelin janë plagosur nga ushtarët izraelitë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim nga Sindikata e Gazetarëve Palestinezë, nëntë gazetarë që po ndiqnin "Marshin e Madh të Kthimit" janë plagosur me plumba të vërtetë nga ana e ushtarëve izraelitë.
Sipas deklaratës, në mesin e të plagosurve gjenden edhe kameramani i Reutersit, Ahmed Zakkut, dhe korrespondenti i Televizionit Algjerian, Omer Hamdan.
Në një deklaratë tjetër nga Qendra e të Drejtave të Njeriut El-Mizan, Izraeli është duke përdorur forcë joproporcionale dhe vdekjeprurëse ndaj protestuesve.
Tubimet në Gaza filluan më 30 mars nën moton "Marshi i Kthimit të Madh" dhe janë pjesë e një demonstrate gjashtë-javore që do të kulmojë ditën e nesërme. Kjo ditë do të shënojë 70 vjetorin e krijimit të Izraelit, ngjarje që palestinezët i referohen si "Nakba" ose "Katastrofa".
Demonstruesit kërkojnë që refugjatëve palestinezë t'u jepet "e drejta e kthimit" në qytetet dhe fshatrat e tyre në Palestinën historike, nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për t'i hapur rrugën krijimit të shtetit të ri të Izraelit.
Palestinezët sot protestojnë edhe kundër zhvendosjes së ambasadës amerikanë nga Tel Avivi në Kuds.