Emel Öz Gözellik
15 Prill 2016•Përditësim: 16 Prill 2016
TOKIO (AA) – Dy tërmete të fuqishme kanë goditur rajonin në afërsi të qytetit japonez Kumamota, një ditë pasi gjatë një tërmeti tjetër humbën jetën së paku nëntë persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Tërmetet me fuqi prej 7.1 dhe 7.4 ballë sipas Rihterit kanë ndodhur njëri pas tjetrit, ndërsa epiqendra është regjistruar në thellësi prej 7 dhe 40 kilometra.
Autoritetet japoneze theksuan se është dhënë paralajmërim për cunami.