Levent Tok,Selen Temizer
15 Prill 2016•Përditësim: 16 Prill 2016
ANKARA (АА) – Pas sulmeve të djeshme nga ana e organizatës terroriste DAESH në kampet në pjesën veriore të Sirisë, rreth 30.000 persona janë shpërngulur drejt kampeve në afërsi të kufirit me Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Përgjegjësit e Fondacionit për ndihmë humanitare e cila vepron në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë në deklaratë për korrespondentin e AA-së theksojnë se dje organizata terroriste DAESH ka kryer sulme në Mukaveme, Igde dhe Haramejn nga rajoni Azaz, në Halep, me ç’rast rreth 30.000 persona u shpërngulën drejt kampeve Bab-i Selam dhe Suçi të cilat gjenden përballë vendkalimit kufitar Oncupinar afër Kilisit.