WASHINGTON (AA) - HAKAN ÇOPUR
Ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Turqi, James Jeffrey thotë se PYD/YPG janë elementë të organizatës terroriste të PKK-së.
Jeffrey, i cili gjatë viteve 2008-2010 ka ushtruar detyrën e ambasadorit amerikan në Ankara në një prononcim për Anadolu Agency (AA) në lidhje me mbështetjen e SHBA-ve ndaj organizatës terroriste PYD/PKK dhe tensionet që kjo mbështejte ka shkaktuar në linjën Ankara-Washington.
Duke vënë theksin se nuk është një sekret marrëdhënia e PYD/PKK-së me PKK-në, Jeffrey ka bërë të ditur se edhe disa institucione të inteligjencës amerikane kanë filluar ta pranojnë këtë marrëdhënie.
- "Është nën kontrollin e PKK-së"
"Padyshim që PYD dhe krahu i saj i armatosur YPG janë elementë të organizatës kryesore terrroriste PKK dhe në kuptimin e përgjithshëm janë nën kontrollin e saj", tha diplomati Jeffrey.
Ai ka theksuar se "Institucionet përkatëse të SHBA-ve e kanë shprehur këtë marrëdhënie shumë herë, por teksa qeveria amerikane e ka njohur zyrtarisht PKK-në si një organizatë terroriste, shihet se ajo kësaj situate (në lidhje me YPG-në) nuk i kushton zyrtarisht interes".
Pasi ka rikujtuar se Agjencia qendrore e inteligjencës amerikane (CIA) në faqen e saj zyrtare në analizat për kërcënimet terroriste të vendeve ka shkruar se "YPG është krahu i PKK-së në Siri" Jeffrey ka bërë të ditur se në të njëjtën mënyrë Komuniteti i Inteligjencës në SHBA në një raport zyrtar që ka paraqitur muajin e mëparshëm në Kongres ka thënë se "YPG është degë e PKK-së".
Më tej Jeffrey, ka shtuar se SHBA-të ende nuk e kanë shpallur organizatë terroriste PYD-në dhe ka mbrojtur idenë e tij se aktualisht për këtë arsye "teknikisht" SHBA-të mund të zhvillojnë bashkëpunim me atë.
- "Koalicioni kundër DEASH-it dëshiron të jetojë"
Duke vënë theksin se SHBA-të ende nuk e kanë përfunduar përfundimisht luftën e saj kundër DEASH-it, Jeffrey, tha se ende në disa rajone të Sirisë ka militantë të DEASH-it dhe gjithashtu "koalicioni kundër DEASH-it" dëshiron të jetojë edhe pak më gjatë si një strukturë burokratike.
Ky koment i Jeffrey ka sjellë në rendin e ditës disa pikëpyetje në lidhje me situatën burokratike dhe strukturën e brendshme të koalicionit të formuar kundër DEASH-it në Siri dhe Irak.
Pasi ka tërhequr vëmendjen se SHBA-të në kontekstin e bazës ligjore të "luftës me DEASH"-in ka një prani me mijëra ushtarë në Siri, Jeffrey tha se për këtë arsye qeveria e SHBA-ve ka qëllimin që të vazhdojë deri në pikën e fundit luftën e saj kundër DEASH-it.
- "Qëllimi është që t'i bëjë kurdët në Siri një forcë autonome"
"Arsyeja më e madhe e bashkëpunimit të SHBA-ve me PYD/PKK-në është rruga më e lehtë që SHBA-të të kenë prani ushtarake brenda Sirisë dhe t'i kundërvihen regjimit të Asadit" tha Jeffrey duke shtuar se "Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që t'i bëjë kurdët në Siri një forcë autonome".
Jeffrey ka tërhequr vëmendjen se PYD/PKK-ja është pala e cila dëshiron të përdorë me qëllime të ndryshme mbështetjen ushtarake dhe psikologjike që ofron Washingtoni, por sërish elementi kryesor përcaktues është nëse qeveria e SHBA-ve do të vazhdojë apo jo mbështetjen e saj.
- "Ushtarët turq dhe amerikanë nuk përballen"
Jeffrey vuri në dukje se ka shumë aspekte strukturore të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe se disa nga problemet aktuale janë të lidhura me këto çështje strukturore dhe se do të duhet kohë për të zgjidhur problemet.
"Do të marrë kohë zgjidhja e mosmarrëveshjeve të rëndësishme mes Turqisë dhe SHBA-ve, por unë jam i sigurt se ushtarët turq me ushtarët amerikanë nuk do të përballen", thekson Jeffrey duke cekur se sekretari amerikan Rex Tillerson i cili në fund të këtij muaji do të largohet nga detyra e tij ka zhvilluar bisedime të rëndësishme në çështjen e Munbixhit gjatë vizitës së tij në Ankara.
Çështja e Munbixhit është gjithashtu në tryezë edhe në bisedimet e delegacionit teknik me temë Sirinë dhe se priten rezultate pozitive nga negociatat që vazhdojnë në këtë çështje, tha Jeffrey.
- "Kërcënimet strategjike PYD/PKK-ja dhe Asad-Iran-Rusia"
Ndërkohë Jeffrey ka tërhequr vëmendjen se ndryshe nga problemet me burim PYD/PKK në marrëdhëniet turko-amerikane, dinamika e bashkëpunimit në rajon duhet të shihet nga afër.
Pasi ka mbrojtur idenë e tij se nga pikëpamja e Sirisë, PYD/PKK-ja dhe treshja Asad-Iran-Rusia janë dy kërcënimet strategjike për Turqinë, Jeffrey, tha se "SHBA-të janë aleati i vetëm afatgjat për Turqinë, përballë treshes Asad-Iran-Rusi. Por, edhe SHBA-të për të patur ushtarë kundër kësaj tresheje në Siri ka nevojë për bashkëpunimin me PYD-në".
- "SHBA-të nuk duhet ta shtyjnë Turqinë tek Rusia"
Ashtu siç e ka vënë në dukje edhe Jeffrey qëndrimin se "Turqia, aleati i NATO-s nuk duhet të shtyhet tek Rusia" dhe se "SHBA-të në këtë pikë duhet të shohin veten në pasqyrë", ka nisur të jetë një argument i cili përflitet edhe më shumë kohën e fundit në prapaskenat në Washington.
Poashtu edhe publicisti i Wall Street Journal, Walter Russell Mead, në artikullin e tij më 12 mars ka potencuar se akullnajat mes Turqisë dhe SHBA-ve po përgatisin terrenin e afrimit në linjën Ankara-Moskë dhe administrata e Trump-it duhet të bëjë diçka në lidhje me këtë.
"Turqia dhe SHBA-të mund të krijojnë një aks alternativ për boshtin Iran-Rusi dhe një nismë e tillë do të ishte në interes të të dyja vendeve", ka thënë Mead.