Ata Ufuk Şeker
27 Mars 2018•Përditësim: 28 Mars 2018
BRUKSEL (AA) – Qindra taksi duke i bllokuar rrugët kryesore në Bruksel protestuan aplikacionin Uber, i cili shërben për të thirrur një taksi dhe për ta paguar atë përmes telefonit smart, raporton Anadolu Agency (AA).
Qindra shofer taksie në orët e mëngjesit u tubuan përreth ndërtesës “Atomium", e cila është njëra prej simboleve të kryeqytetit Bruksel për të protestuar kundër aplikacionit Uber.
Taksitë penguan rrjedhën e trafikut duke mbyllur disa rrugë kryesore të qytetit.
Për shkak të protestës, policia e Brukselit iu bëri thirrje qytetarëve që të përdorin mjetet e transportit publik si metron, tramvajin dhe autobusin.
Aplikacioni Uber po shkakton probleme serioze financiare te taksitë. Për shkak të Uber-it thuhet se ka një rrënie shumë të madhe në çmimet e taksive të licencuara, si dhe reduktim i madh në të ardhurat e taksive gjatë natës dhe fundjavës.
Shoferët e taksive, të cilët në Bruksel arrijnë shifrën rreth 1.300, e akuzojnë aplikacionin Uber për konkurrencë të padrejtë.