27 Mars 2018•Përditësim: 27 Mars 2018
PEKIN (AA) - Fuat Kabakçı
Biblioteka Kombëtare e Kinës, me më shumë se 35 milionë libra, arkiv, koleksione historike dhe mbishkrime, llogaritet si biblioteka më e madhe në Azi, shkruan Anadolu Agency (AA).
Biblioteka e cila është themeluar nga Dinastia Qing (1644-1912) në vitet 1909-1912 në qendrën e kryeqytetit, çdo vit pret më shumë se 5 milionë vizitorë.
%2F20180327_2_29476450_32106368.jpg)
Emri i parë i bibliotekës së themeluar në vitet e fundit të dinastisë ishte “Biblioteka e Kryeqytetit”. Më pas emri i saj ishte “Biblioteka Shtetërore e Pekinit" ndërsa më vonë në vitin 1998 mori emrin “Biblioteka Kombëtare e Kinës”.