Tuba Onğun
05 prill 2023•Përditësim: 05 prill 2023
Juani i Kinës ka zëvendësuar dollarin amerikan si monedha më e tregtuar në Rusi, raportoi Bloomberg duke cituar të dhëna nga Bursa e Moskës, transmeton Anadolu.
Juani e tejkaloi dollarin në vëllimin mujor të tregtimit në shkurt dhe mars, ndërsa Rusia ka thelluar lidhjet e saj me Kinën pasi vendet perëndimore vendosën sanksione ndaj Moskës në vazhdën e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Në mars, presidenti kinez Xi Jinping bëri një vizitë treditore në Moskë dhe u zotua se do të zgjerojnë bashkëpunimin në tregti, investime, energji dhe teknologji.