Alma Çekovic
05 Korrik 2016•Përditësim: 06 Korrik 2016
STRASBURG (AA) - Presidenti i Komisionit Evropian (KE) Jean-Claude Juncker dënoi ashpër mbështetësit e Brexit, Boris Johnson dhe Nigel Farage, të cilët hoqën dorë nga udhëheqja e Britanisë së Madhe në procesin e daljes së saj nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).
"Heronjtë e djeshëm të Brexit sot janë heronjtë e pikëlluar", ka thënë Juncker para Parlamentit Evropian.
Ai shtoi se avokatët e largimit të Britanisë nga BE-ja u tërhoq nga funksioni duke vepruar si retro-nacionalistë e jo si patriotë.
"Patriotët nuk tërhiqen kur gjërat bëhen të vështira, ata qëndrojnë", tha Juncker në Strasburg, transmeton BBC.
Kreu i KE-së tha se nuk e kupton përse mbështetësit e Brexit në Britani do të dëshironin fillimin e procesit formal të daljes.
"Në vend që të zhvillojnë plan, ata braktisin anijen", konstatoi Juncker.