Dilan Pamuk
04 Maj 2021•Përditësim: 05 Maj 2021
Juria e garës ndërkombëtare të foto-gazetarisë, Istanbul Photo Awards 2021, ka filluar të punojë për shqyrtimin e veprave të pjesëmarrësve.
Për edicionin e shtatë të konkursit të organizuar nga Anadolu Agency (AA) sesionet e jurisë mbahen nëpërmjet internetit për shkak të masave të reja për mbrojtje kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Anëtarët e jurisë, që marrin pjesë nga gjashtë vende të ndryshme, u mblodhën për të zgjedhur fotot më të mira të vitit të kaluar.
Këtë vit në juri marrin pjesë emra prestigjiozë në botën e fotografisë, si fotoreproteri i agjencisë Reuters, Goran Tomasevic, fotoreporteri i Agjencisë NOOR, Yuri Kozyrev, rrëfyesja vizive Marion Mertens, drejtori i AFP-së për Shpërndarjen e Fotografive dhe Zhvillimin e Biznesit, Michel Scotto, fotoreporterja amerikane dhe autorja Deborah Copaken, fotografi kryesor i sportit në Getty Images, Cameron Spencer, fotoreporteri Ahmet Sel, kryeredaktor i Departamentit të Lajmeve Vizuale të AA-së, Hasan Öymez, si dhe redaktori i fotografive në AA, Fırat Yurdakul.
Sesionet, të mbajtura në një platformë të organizuar nga AA ekskluzivisht për konkursin, do të zgjasin për tri ditë.
Aplikimet me punime që pasqyrojnë ngjarjet globale u dorëzuan deri më 18 mars. Pjesëmarrësit paraqitën gati 15.000 fotografi në gjashtë kategori: foto-lajm i vetëm, fotografi e vetme nga sporti, foto-lajm serik, foto-rrëfim nga sporti, foto-rrëfim nga jeta e përditshme dhe rrëfim-portret.
Fituesit e konkursit do të shpallen më 11 maj.