Kemal Zorlak
28 janar 2016•Përditësim: 28 janar 2016
SARAJEVË (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike të cilat kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency veçon:
Në vitin 1689 – Parlamenti anglez shpalli abdikimin e mbretit Xhejms II. Sundimtari i fundit nga dinastia Stjuart u detyrua të braktisë fronin për shkak të tentimit që të kthejë katolicizmin në Angli.
Në vitin 1878 – Në Nju Hejven të SHBA-ve u lëshua në përdorim centrali i parë telefonik, dy vite pasi Alexander Graham Bell patentoi telefonin.
Në vitin 1889 - Auguste Charlois zbuloi asteroidin 282 Clorinde.
Në vitin 1932 – Japonia pushtoi Shangain (Kinë).
Në vitin 1935 – Islanda bëhet vendi i parë që legalizon abortin.
Në vitin 1986 - Pas fluturimit nga Cape Canareval shpërtheu Space Shuttle Challenger, ku humbën jetën të gjithë shtatë astronautët.
Në vitin 1998 – Në Indi u dënuan me vdekje të gjithë 26 të akuzuarit për pjesëmarrje në komplotin dhe vrasjen e ish-kryeministrit Rajiv Gandhi.
Në vitin 2006 – Në Katowice, në jug të Polonisë u shemb çatia e sallës ku mbahej ekspozita e pëllumbave, 60 persona humbën jetën, ndërsa 141 të tjerë u plagosën.