Tevfik Durul
28 janar 2016•Përditësim: 28 janar 2016
SHANGHAI (AA) - Gjatë vitit të kaluar më shumë kanë udhëtuar dhe shpenzuar para shtetasit e Republikës Popullore të Kinës, thuhet në kumtesën e Organizatës Turistike Botërore të Kombeve të Bashkuara (UNWTO), raporton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat e UNWTO-s tregojnë se vitin e kaluar 50 milionë njerëz më shumë kanë udhëtuar në destinacionet në mbarë botën, që tani arrin 1.18 miliardë.
Sipas të dhënave të Zyrës kineze për turizëm në vitin 2015 në destinacionet ndërkombëtare kanë udhëtuar 120 milionë kinezë, që është për 4.4 përqind më shumë se në vitin 2014. Këta turistë kanë shpenzuar gati 190 miliardë dollarë, ndërsa më shumë se gjysma e kësaj shume është harxhuar për blerje.
Në raportin e njëjtë thuhet se turistët nga Kina kanë mundësuar kontribut të konsiderueshëm ekonomik jo vetëm në vendet aziatike siç janë Tajlanda dhe Japonia por edhe në vendet evropiane, si dhe në SHBA.
Kinezët më së shumti kanë udhëtuar në Japoni, Tajlandë, Korenë e Jugut, SHBA, Singapor, Australi, Rusi, Indonezi, Zelandë të Re dhe Britaninë e Madhe.