Seyit Aydoğan
15 Gusht 2016•Përditësim: 16 Gusht 2016
TORONTO (AA) – Egjiptianët që jetojnë në Kanada me rastin e përvjetorit të tretë të masakrës masive në sheshet Rabia dhe Nahda në Egjipt, organizuan demonstrata në Toronto, Calgaryj dhe Montreal, raporton Anadolu Agency (AA).
Demonstruesit u mblodhën në sheshin në Mississauga, Toronto, duke protestuar kundër regjimit ushtarak në Egjipt dhe presidentit të këtij vendi Abdul Fettah al-Sisi.
Ata kanë brohoritur me slogane të ndryshme të mbështetjes ndaj ish-presidentit egjiptian të zgjedhur në mënyrë demokratike Muhammed Mursi, i përmbysur me grusht shteti.
Gjithashtu mbanin këmisha të verdha me shenjën “Rabia” që gjendej edhe në pankartat e tyre. Demonstratat i mbështetën edhe pjesëtarët e bashkësisë turke, siriane dhe marokene.