Özüm Yalkın
09 Shkurt 2016•Përditësim: 09 Shkurt 2016
OTAVË (AA) - Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau bëri të ditur se do të tërheqin avionët luftarakë nga koalicioni i formuar kundër DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Trudeau në konferëncën për mediat të organizuar në kryeqytetin Otavë, tha se misioni i avionëve luftarakë CF-18 të cilët kanë marrë pjesë në bombardimet ajrore të koalicionit kundër DAESH-it do të përfundojë më 22 shkurt.
Ai tha se Duke bërë të ditur se avionët transportues ajror dhe ata mbikëqyrës do të vazhdojnë të ndihmojnë koalicionin në rajon dhe se numri i ushtarëve kanadez në Irakun Verior të cilët trajnojnë Peshmergët dhe ushtarët irakianë prej 69 do të rritet në 230. Kryeministri Trudeau shtoi se do ti kushtojnë rëndësi ndihmave humanitare për në rajon.
Kryeministri kanadez potencoi se gjatë tre viteve të ardhshme në rajon do të sigurojnë ndihmë humanitare me vlerë prej 840 milionë dollarësh. Ai vuri në dukje se gjithashtu në mënyrë që të rrisin kapacitetin lokal për refugjatët, numri i të cilëve është në rritje në Jordani dhe Liban, për 3 vjet do të japin 270 milionë dollarë mbështetje për rindërtimin.
Trudeau shpjegoi se do të rrisin praninë diplomatike të Kanadasë në rajon.
''Ne kemi bërë një premtim për votuesit tanë. Jemi në situatë për të realizuar premtimin e dhënë. Njërëzit në rajon të terrorizuar nga DAESH-i kanë nevojë për ndihmën tonë e jo për hakmarrjen. Nuk mund të pritet që ne në koalicion të bëjmë të gjitha punët. Ne duam të bëjmë gjënë e drejtë në rajon dhe të ndihmojë për të bërë gjënë e duhur. Çfarë dëshirojnë armiqtë tanë të na bëjnë? Ata dëshirojnë që t'i dorëzohemi frikës dhe të rrisim urrejtjen. Ne nuk do të bëjmë këtë'', deklaroi kryeministri kanadez.