Seyit Aydoğan
06 Shkurt 2016•Përditësim: 07 Shkurt 2016
OTTAWA (AA) – Kanadaja ka njoftuar se ka hequr në mënyrë të kontrolluar embargon ekonomike të vendosur ndaj Iranit. Ministri i Jashtëm kanadez, Stephen Dion, në një deklaratë njoftoi se sanksionet e importit, eksportit dhe sanksionet financiare të vendosura ndaj Iranit do të pezullohen me kusht që ato të kontrollohen si dhe do të kalohet në dialog për riformimin e marrëdhënieve diplomatike të shkëputura që nga viti 2012, raporton Anadolu Agency (AA).
Dion gjithashtu ka vënë në dukje se pas arritjes së marrëveshjes për programin nuklear me Iranin vlerësojnë që aktivitetet nukleare të këtij vendi të jenë nën kontrollin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Ndër të tjera Dion ka pohuar se ende kanë shqetësime në lidhje me çështjen e planeve nukleare të Iranit ku dhe për këtë nuk do të lejojnë eksportimin e asnjë produkti, shërbimi dhe të ndonjë teknologjie të ndjeshme të cilat mund do të ndihmojnë zhvillimin e këtyre planeve.
Gjithashtu ka vënë në dukje se do të vazhdojnë kufizimet e rrepta në këtë çështje. Dion ka theksuar se në të gjitha shitjet jashtë vendit ndaj Iranit kanë vendosur kusht dokumentacionin dhe se pa këtë dokumente lejeje nuk do të kryhet asnjë eksport ndaj këtij vendi.
- "Ishte gabim ndërprerja e marrëdhënieve"-
Duke cekur edhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike në vitin 2012 me Iranin Dion u shpreh: "Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike dhe mbyllja e përfaqësive ishte një gabim. Angazhim nuk do të thotë vetëm marrëveshje. Shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran dhe çështja e marrëdhënieve me Izraelin për ne vazhdojnë të jenë shqetësuese. Është e pa mundur që marrëdhëniet me Iranin të normalizohen brenda një nate. Të dy vendet hap pas hapi do të rikthehen sërish në marrëdhëniet normale diplomatike".