Hasan Tosun
10 Tetor 2016•Përditësim: 10 Tetor 2016
VJENË (AA) - Kancelari i Austrisë, Christian Kern tha se kalimi kufitar Brenner, në kufirin ndërmjet Austrisë dhe Italisë do të mbetet i hapur, raporton Anadolu Agency (AA).
Kern për televizionin italian RAI 3 foli mbi kalimin kufitar mes Italisë dhe Austrisë i cili ka qenë objekt diskutimi gjatë disa muajve të fundit.
"Nuk kam qenë për ngritjen e mureve, nuk jam as tani. Është e qartë se duhej të shmangim vendosjen e kufijve të brendshëm në Evropë", shpjegoi Kern për të shtuar se Italia e kryen mirë punën kur bëhet fjalë për kontrollin.