Amina Zorniç
12 Shtator 2016•Përditësim: 13 Shtator 2016
MADRID (AA) – Rreth 800.000 katalanas u mblodhën në disa rajone verilindore duke kërkuar shkëputjen nga Spanja, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qytetarët në rrugët e Barcelonës, Berga, Lleida dhe Tarragona dolën me pankarte dhe flamuj. Katalonja, krahinë autonome spanjolle në verilindje të Gadishullit Iberik, kërkon mbajtjen e referendumit më 9 nëntor, ndërsa Qeveria e Spanjës nuk e aprovon dhe nuk lejon mbajtjen e tij.