Serdar Bıtmez, Zeynep Tüfekçi Gülay
02 Tetor 2021•Përditësim: 03 Tetor 2021
Në Katar sot është mbajtur procesi i votimit për zgjedhjet e Këshillit Shura (paralamentare) i cili mbahet për herë të parë në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në zgjedhjet parlamentare që mbahen për herë të parë në vendin e Gjirit në Katar, pritet që pjesëmarrja të jetë e lartë. Në zgjedhjet ku marrin pjesë edhe 26 gra, procesi i votimit do të vazhdojë deri në orën 18:00.
Në 30 rajone votimi në Katar do të garojnë 234 kandidatë për të fituar 30 nga 45 vendet. Ndërsa vendet e tjera në parlament do të emërohen nga Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.
Al Thani kishte publikuar një dekret të ligjit zgjedhor i cili parashikon përcaktimin me zgjedhje të anëtarëve të Këshillit Shura i cili kryen detyrën legjislative në vend.
Në dekretin e publikuar më 29 korrik nga Al Thani, për të përfituar të drejtën për t'u zgjedhur si anëtar i Këshillit Shura u vendos kushti që krahas "origjinës së kombësisë nga Katari" personi duhet të "ketë gjyshin nga Katari dhe të ketë lindur në vend".