Yusuf Özcan
03 Tetor 2021•Përditësim: 03 Tetor 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar rreth 5 mijë raste të reja me koronavirusin (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, me 4.948 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 7.023.315 ndërsa me 31 vdekje numri i viktimave nga COVID-19 arriti në 116.789.
Ndërkohë norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 ka rënë në 1.1 për qind.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ka arritur në 50.603.886 ndërsa 48.773.888 të tjerë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. Në këtë mënyrë është vaksinuar plotësisht 72.3 për qind e popullatës në vend.