Aliia Raimbekova
03 Janar 2017•Përditësim: 04 Janar 2017
ASTANA (AA) – Banorët e kryeqytetit të Kazakistanit, Astana, plogështinë kronike e luftojnë duke u larë në lumin e akullt i cili rrjedhë nëpër qytetin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Disa banorë të njërit nga qytetet më të ftohta në rruzullin tokësor, Astanës, hidhen në lumin e ftohët “Ishim”, për siç thonë ta, të luftojnë dembelizmin dhe lodhjen kronike.
Ata besojnë se larja në ujin e ftohtë forcon imunitetin dhe shpejton qarkullimin e gjakut.
Pjesëtarët e klubit “lopët e detit” nga kryeqyteti i Kazakistanit, për çdo dimër thyejnë akullin e trashë dhjetë centimetra i cili do t'u mundësojë atyre organizimin e eventit të larjes në ujin e akullt.
Gjithçka fillon me çarjen e akullit, që më pas ata më të guximshmit të nxehin trupin me disa xhiro vrapimi rreth lumit, pas çka pason larja në lum.
Brenda dhomave të klubit “lopët e detit” shërbehen çajra bimorë ndërkohë që pjesëtarët më me përvojë të klubit transmetojnë përvojën e tyre tek të rinjtë duke u dhënë këshilla për një jetë më të shëndetshme.
Asker Piriyev, ka pesë vitë që është anëtar i klubit, ndërsa në një bashkëbisedim me gazetarin e Anadolu Agency (AA) tha se para se të anëtarësohet në klub, forcimin e trupit e bënte duke e shpërlarë me ujë të ftohët, por kjo thotë se nuk i ka mjaftuar.