Aliia Raimbekova
18 Tetor 2019•Përditësim: 21 Tetor 2019
Në bankën ndërkombëtare të uraniumit në Kazakistan ka mbërritur pjesa e parë e uraniumit të pasuruar në nivel të ulët të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Kazakistanit thuhet se "Në bankën ndërkombëtare të uraniumit të pasuruar në nivel të ulët në qytetin Oskemen të Kazakistanit do të ruhet uraniumi i pasuruar në nivel të ulët deri në 90 ton metrikë (hekzafluoride) në formën e gazit me tempretaturë të lartë me qëllim për përgatitjen e reaktorëve të centraleve elektrike bërthamore".
Poashtu në deklaratë thuhet se kanë mbërritur në bankën e uraniumit për t'u ruajtur pjesa e parë e uraniumeve të pasuruar në nivel të ulët të IAEA-së e cila nuk është mbetje radioaktive ndërsa nuk do të dëmtojnë njerëzit dhe mjedisin përreth.
Banka e uraniumit të pasuruar në nivel të ulët u hap nën ombrellën e Frabrikës Metalurgjike Ulba në qytetin Oskemen me iniciativën e presidentit të Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev në vitin 2017.