Adam Abu-bashal
06 Dhjetor 2021•Përditësim: 06 Dhjetor 2021
Në Kenia te Afrikës 31 persona humbën jetën kur një autobus pasagjerësh që po shkonte në një dasmë u tërhoq zvarrë në lumë teksa përpiqej të kalonte urën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve të medias kombëtare, Guvernatori në Kitui, Charity Ngilu, deklaroi se autobusi ra në lumë në provincën Kitui në rrugën për në dasmë më 4 dhjetor, teksa përpiqej të kalonte urën.
Ngilu theksoi se trupat e 31 personave janë gjetur gjatë përpjekjeve të vazhdueshme të shpëtimit.
Duke thënë se 12 persona arritën të largoheshin në një vend të sigurt pas aksidentit, Ngilu tha: "Është me të vërtetë shumë e trishtueshme. Humbëm shumë jetë".
Ngilu tha se përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në rajon dhe shprehu shqetësimin e tij për rritjen e numrit të viktimave.