08 nëntor 2015•Përditësim: 09 nëntor 2015
NAIROBI (AA) - Kisha katolike dhe autoritetet e Kenias pohojnë se 1.4 milionë besimtarë pritet të marrin pjesë në meshën të cilën do ta kryesojë Papa Françesku gjatë vizitës së tij të parë në Afrikë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i presidentit kenian Manoah Esipisu sot deklaroi se Papa do të vizitojë këtë vend afrikan më 25 dhe 27 nëntor. Planifikohet që Papa gjatë vizitës të potencojë përforcimin e tolerancës familjare dhe multietnike dhe të mbajë meshën qendrore.
Pas Kenisë, Papa Françesku do të vizitojë Ugandën dhe Republikën Qendrore të Afrikës, më 28 dhe 30 nëntor.