Fuat Kabakçı
19 Prill 2017•Përditësim: 19 Prill 2017
PEKIN (AA) - Ministria e Jashtme e Kinës ka shprehur shqetësime serioze nga deklaratat e zyrtarëve të Koresë së Veriut se do të vazhdojnë testimet raketore, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lu Kang në një konferencë të zakonshme për media në kryeqytetin Pekin tha se janë kundër çdo fjale apo veprimi që do të rrisë tensionet në Gadishullin Korean.