Furkan Naci Top
23 Prill 2017•Përditësim: 24 Prill 2017
ATHINË (AA) - Ministri kinez i Punëve të Jashtme, Wang Yi, në lidhje me tencionin mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve, ka deklaruar se "Tashmë duhet një veprim gjakftohtësie. Ne jemi për dialog konstruktiv dhe do ta vazhdojmë atë", raporton Anadolu Agency (AA).
Wang po zhvillon një vizitë ne Greqi dhe pas takimit me homologun e tij grek, Nikos Kotzias, është zhvilluar edhe një konferencë për mediat.
Ai ka shprehur kënaqësinë për marrëdhëniet, siç i ka quajtur, shumë të mira me Greqinë dhe më pas ka shtuar: "Një nga shenjat më të mira të marrëdhënieve mes dy vendeve është edhe porti i Pireut dhe investimet e Cosco-s në këtë port".