Mehmet Hatipoğlu
23 Prill 2017•Përditësim: 24 Prill 2017
SELANIK (AA) - Efektivët e policisë të cilët ruajnë konsullatën e Turqisë në Selanik, janë sulmuar me koktej molotov, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra, sulmi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një grup me maska kanë hedhur koktej molotovi ndaj efektivëve të policisë, të cilët ishin në detyrë.
Si pasojë e djegies së kësaj lënde plasëse nuk ka patur të lënduar apo dëme materiale.
Policët të cilët ruajnë konsullatën e Turqisë në Selanik janë bërë preh e sulmeve të ngjashme edhe më parë.