Mahmut Atanur
21 Nëntor 2015•Përditësim: 21 Nëntor 2015
PEKIN (AA) - Si pasojë e një zjerri në një minierë në Kinë jetën e humbën 21 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve "Xinhua" si pasojë e zjarrit në një minierë shtetërore në rajonin Xishi të Heylongciang në verilindje të vendit jetën e kanë humbur 21 persona ndërsa një llogaritet si i zhdukur.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Autoritetet kanë bërë të ditur se zjarri është futur nën kontroll dhe se kërkimet për gjetjen e personit të zhdukur ende po vazhdojnë.