Selen Temizer,Levent Tok
14 Janar 2016•Përditësim: 15 Janar 2016
ANKARA (AA) - Forcat e regjimit në Siri, me mbështetjen e avionëve luftarak rusë pas Malit Turkmen synojnë kodrën Salma dhe rrethinat e saj në jugperëndim të rajonit që është nën kontrollin e opozitarëve. Qëllimi i regjimit është që plotësisht ta rrethojë Malin Turkmen dhe të kërcënojë Idlibin i cili gjendet nën kontrollin e opozitarëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Rajoni Bayirbucak në të cilën jetojnë intensivisht turkmenët, nga muaji nëntor i vitit të kaluar është nën shënjestrën e forcave të regjimit. Forcat e regjimit me mbështetjen e avionëve luftarakë të Rusisë nisën operacione, me anë të cilëve kishin kontrolluar shumë pika strategjike në rajon.
Regjimi aktualisht është duke kontrolluar pikën e fundit të trupave turkmene në pjesën perëndimore bregdetare dhe linjën veriore të quajtur Kryqëzimi Acisu, në jug kodrën 45, Mali i Kuq (Kızıldağ) i cili është 5 kilometra larg Turqisë, malin më të madh në rajon Malin e Kuq, fshatrat Gimam dhe Zuvejk të cilat gjenden në linjën jugore të rajonit. Më në fund kodra Burxh el-Kasab e cila gjendet në veri të Zuvejkit hyri nën kontrollin e regjimit.