Servet Günerigök
30 Janar 2019•Përditësim: 30 Janar 2019
WASHINGTON (AA) – Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të kolacionit global kundër organziatës terroriste DEASH do të takohën javën e ardhshme në Washington të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).
"Në takim do të marrin pjesë të gjithë 79 anëtarët e koalicionit për të diskutuar më detajisht për mposhtjen e plotë të terroristëve të DEASH-it në Irak dhe Siri, që është një angazhim 4 vjeçar nga themelimi dhe veprimi i koalicionit, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Takim është paralajmëruar në kohën kur pritet tërheqja e ushtrisë amerikane nga Siria të njoftuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump muajin e kaluar. Trump konstatoi se DEASH-i ushtarakisht është mposhtur.
Departamenti i Shtetit ka njoftuar se ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të koalicionit do të bisedojnë për fazën e ardhshme të luftës kundër DEASH-it, terrorizmit në përgjithësi dhe për fazën e ardhshme të ofrimit të mbështetjes për vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në Irak dhe Siri.