Zehra Ulucak
30 Janar 2019•Përditësim: 30 Janar 2019
ANKARA (AA) - Të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa katër të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një granatë dore të hedhur brenda një xhamie në qytetin Zamboanga të Filipineve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat filipinase, dy persona ende të paidentifikuara kanë hedhur një granatë dore në një xhami në rajonin Talon-Talon.
Policia njoftoi se nga shpërthimi kanë humbur jetën 2 liderë fetar të cilët kishin ardhur nga qytetet përreth dhe qëndronin në xhami që nga dita e hënë, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur.
Koloneli Leonel M. Nicolas, në deklaratën për shtyp tha se nuk është si një veprim hakmarrës ndaj sulmit të së dielës në kishë.
Ai theksoi se kanë nisur hetimin në lidhje me sulmin, ndërsa të plagosurit janë marrë nën trajtim mjekësor.
Në një sulm me bombë ndaj një kishe të dielën e kaluar në qytetin Jolo të ishullit Sulu, kishin humbur jetën 20 persona, ndërsa të plagosur kishin mbetur 111 të tjerë.