Hamdi Yıldız
12 Nëntor 2020•Përditësim: 12 Nëntor 2020
Koalicioni arab i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi se në jug të Detit të Kuq ka fundosur 2 gomone të mbushur me eksploziv me telekomandë që u përkiste Huthive të mbështetur nga Irani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë saudite të lajmeve (SPA) milicët Huthi kanë tentuar të kryejnë sulm terrorist në jug të Detit të Kuq.
Koalicioni arab njoftoi se ka fundosur 2 gomone të mbushur me eksploziv me telekomandë me të cilat ishte planifikuar sulm terrorist nga Huthitë në provincën Al-Hudaydah.