Zeynep Tüfekçi Gülay
26 Dhjetor 2021•Përditësim: 26 Dhjetor 2021
Forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite njoftuan se kanë kryer sulme ajrore ndaj "objektivave legjitime ushtarake" në qytetin Sana nën kontrollin e Huthive në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga forcat e koalicionit thuhet se si kundërpërgjigje kundër kërcënimeve forcat e koalicionit kryen sulme ndaj objektivave legjitime ushtarake në Sana.
Operacioni është në përputhje me rregullat dhe ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, theksohet në deklaratën ku ndaj civilëve bëhet paralajmërimi që të mos qëndrojnë në grupe dhe që të mos afrohen në kampin ushtarak Al-Tashrifat në Sana.
Ndërkohë nga Huthit nuk është bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me sulmin ajror. Huthit me mbështetje iraniane në Jemen, dje kryen një sulm me raketa në qytetin Jizan në jug të Arabisë Saudite ku si pasojë humbën jetën 2 civilë.
Në Jemen ku prej një kohe të gjatë dominon destabiliteti politik, që nga shtatori i vitit 2014 rebelët Huthi të mbështetur nga Irani mbajnë nën kontroll disa rajone të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.
Forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani ofrojnë mbështetje për qeverinë e Jemenit kundër rebelëve Huthi.