Zeynep Hilal Karyağdı
28 Shtator 2015•Përditësim: 28 Shtator 2015
TAIZ (AA) - Si pasojë e konflikteve të armatosura mes forcave të Rezistencës Popullore mbështetës të presidentit Abdurabbu Mansur Hadi dhe anëtarëve të Lëvizjes Ensarullah (Husi) në qytetin Taiz të Jemenit kanë humbur jetën 37 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Forcave të Rezistencës Popullore theksohet se në konfliktet në rajone të ndryshme në Taiz kanë humbur jetën 30 anëtarë të Husive dhe 7 persona nga Forcat e Rezistencës Popullore.
Theksohet gjithashtu se konfliktet janë intensifikuar përreth shtëpisë së liderit të rrëzuar Ali Abdullah Salih dhe se Forcat e Rezistencës kanë kryer përparime dhe kanë marrë nën kontroll disa ndërtesa të Husive.
Ndërsa dëshmitarët kanë theksuar se forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kanë ndërmarrë sulme ndaj pozicioneve të Husive dhe se në sulme ka patur të vrarë dhe të plagosur, si dhe janë shkatërruar një numër i madh të mjeteve të Husive.
Konfliktet e armatosura mes Husive dhe mbështetësve të qeverisë vahdojnë edhe në rajone të ndryshme të vendit.
Për shkak të paqëndrueshmërisë politike për një periudhë të gjatë në Jemen, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në muajin mars 2015 ndërmori një ofensivë për të parandaluar përparimin e Husive të cilët ishin në konflikt të armatosur me forcat pro-qeveritare.